Kurti bëri homazhe në 27 vjetorin e rënies së dëshmorëve dhe martirëve të fshatrave Shtuticë, Vërboc, Gllobar dhe Baks

- Advertisement -

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me Kryetaren e Kuvendit, njëherit Ushtruese e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka bërë homazhe dhe ka vendosur kurora lulesh të freskëta në varrezat e dëshmorëve dhe martirëve në fshatrat, Shtuticë, Vërboc, Gllobar dhe Baks, në 27-vjetorin e rënies së tyre.

Ai, me këtë rast, tha se gjaku i tyre është shndërruar në dritën e lirisë që na e ndriçon rrugën përpara, na e përkujton prej nga vijmë dhe në këtë mënyrë jemi të sigurt se ku shkojmë.

“Pas 27 vjetëve shumë kriminelë serbë po arrestohen ose po gjykohen në mungesë dhe ka përparime edhe sa i përket zbardhjes së fatit të të pagjeturve, të zhdukur me dhunë, por edhe sa i përket ndëshkimit të kriminelëve të Serbisë”, tha kryeministri, ndërsa shtoi se dëshmorët dhe martirët e kombit ne i përkujtojmë përherë dhe do t’i kujtojmë përgjithmonë.

Të ngjashme

Të fundit