Manchester City po planifikon të përforcojë edhe më shumë mesfushën dhe, përveç Ayyoub Bouaddi , ka vendosur në shënjestër edhe Enzo Fernandezin.
Mesfushori i Chelseat raportohet se është objektivi kryesor i “Qytetarëve”, të cilët duan të shtojnë një tjetër emër të rëndësishëm në repartin e mesfushës.
Nga ana tjetër, Chelsea nuk do ta autorizonte shitjen e Enzo Fernandezit pa siguruar më parë një zëvendësues për argjentinasin.
Kështu, situata mbetet për t’u monitoruar, me Manchester Cityn që po përgatitet për një tjetër lëvizje të madhe në merkato.






