8.7 C
New York
Saturday, April 27, 2024

Buy now

Manchester City, kampion për herë të tretë radhazi në Premierligë

- Advertisement -

Manchester City është kampion për sezonin 2022/23 në Premierligë, për sezonin e tretë radhazi.

Skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola nuk luajti sot, mirëpo humbja e Arsenalit ndaj Nottingham Forest, ia siguroi edhe matematikisht titullin e kampionit.

Man City është lider në tabelë me 85 pikë, katër më shumë se Arsenali, që këtë sezon do ta mbyllë si i dyti në tabelë.

“Topçinjtë” do ta zhvillojnë vetëm edhe një ndeshje deri në fund të sezonit, kurse “Qytetarët” kanë për të zhvilluar edhe tri ndeshje.

Për Manchester Cityn është ky titulli i nëntë në histori të klubit.

Skuadra nga Manchesteri këtë sezon mund ta mbyllë edhe me tripletë, pasi është edhe në finale të Kupës FA, si dhe në finale të Ligës së Kampionëve.

 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit