9 C
New York
Thursday, March 28, 2024

Buy now

Batatina: Një sezon i dështuar i Llapit, shihemi në sezonin e ri

- Advertisement -

Presidenti i KF Llapit, Beqir Batatina, e ka vlerësuar si të dështuar këtë sezon të klubit të tij.

Llapi do ta mbyllë sezonin 2022/23 pa asnjë trofe, si dhe nuk do të merr pjesë në garat evropiane.

Një xhiro para përfundimit të sezonit, llapjanët janë në pozitën e shtatë në tabelë, me 43 pikë të grumbullura – teksa e kanë të sigurt vetëm mbijetesën.

Batatina, që e vlerësoi sezonin si të dështuar dhe larg objektivave, premtoj se ky është sezoni i fundit që Llapi do të jetë në këtë gjendje.

Postimi i plotë nga Beqir Batatina:

“Një sezon mëse i dështuar dhe larg objektivave të parapara!

Një sezon që është katastrofal duke parë renditjen tabelare një xhiro pa përfunduar kampionati.

Ju premtoj se ky sezon do jetë i fundit që do ta shihni Llapin në këtë gjendje sepse kjo është e patolerueshme!!!

Falenderoj tifozët për durimin që kishin sepse paraqitjet në fushë gjatë këtij viti ishin jashtëzakonisht të dobëta.

Faleminderit sponsorëve për mbështetjen e madhe gjatë sezonit 2022/23.

Shihemi në sezonin e ri…

Kurrë më në këtë gjendje”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit