Man Utd interesohet për Fermin Lopezin

- Advertisement -

Manchester United është duke shqyrtuar mundësinë e transferimit të mesfushorit ofensiv të Barcelonës, Fermín López, në përpjekje për të përforcuar repartin e sulmit.

Sipas “Daily Mail Sport”, klubi anglez ka shfaqur interesim për futbollistin spanjoll, i cili është vlerësuar si një opsion potencial për afatin kalimtar të ardhshëm.

Interesimi i “Djajve të Kuq” vjen pas lëndimit të Benjamin Šeškos, i cili pritet të mungojë për një periudhë më të gjatë. Manchester United po kërkon alternativa për të shtuar forcën në fazën ofensive, ndërsa Fermín ka dalë në listën e emrave që po shqyrtohen.

Megjithatë, transferimi i 23-vjeçarit nuk pritet të jetë i lehtë. Ai është një futbollist i rëndësishëm për Barcelonën dhe ka kontratë me klubin katalunas deri në vitin 2031.

Përveç Manchester Unitedit, interesim për Fermínin kanë shfaqur edhe Chelsea e Paris Saint-Germain, ndërsa vlera e tij në treg raportohet të jetë rreth 70 milionë funte.

Deri më tani nuk ka negociata zyrtare mes klubeve, por Manchester United po e shqyrton mundësinë e transferimit të tij si pjesë e planeve për përforcimin e skuadrës.

Të ngjashme

Të fundit