Kanë përfunduar katër sfidat e mbrëmjes, të vlefshme për xhiron e parë, të fazës së parë të UEFA Champions League.
Dueli i madh i mbrëmjes, mes Manchester City dhe Inter përfundoi në barazim, me rezultatin 0-0. Një ndeshje e luftuar në “Etihad”, ku të dyja skuadrat patën shanset e tyre për të shënuar, por nuk arritën t’i konkretizonin.
Një fitore me mjaft vlera e Borussia Dortmund në transfertë. Gjermanët mposhtën Club Brugge me dy gola të Jamie Bynoe-Gittens dhe një gol të Serhou Guirassy.
PSG fitoi me vuajtje në shtëpi nga Girona, me një gol të shënuar në fund të ndeshjes nga Nuno Mendes. Celtic arriti fitore të thellë me rezultatin 5-1 kundër Slovan Bratislava.