Maloku: Shtatë sfida kërkojnë bashkëpunim mes qeverisë dhe opozitës

- Advertisement -

Profesori Fadil Maloku ka thënë se mbetet të shihet nëse bashkëpunimi i arritur ndërmjet PDK-së dhe Vetëvendosjes do të ndikojë në konsolidimin e institucioneve dhe në ndërtimin e një kulture demokratike të komunikimit.

Në RTK Prime, Maloku ka vlerësuar se bashkëpunimi ndërmjet pozitës dhe opozitës nuk duhet të kufizohet nga interesat e përditshme politike.

“Pra, përtej retorikës se institucionet, në njëfarë mënyre, po normalizohen, unë jam kureshtar të shoh se cilët janë treguesit konkretë”, ka thënë Maloku.

Ai ka përmendur shtatë sfida ku, sipas tij, duhet të përqendrohen qeveria dhe opozita: Dhomat e Specializuara, Asociacioni, raportet mes Uashingtonit dhe Brukselit, resurset njerëzore, problemet ekonomike dhe punësimi, emigrimi, si dhe krimi, korrupsioni dhe sundimi i ligjit.

“Unë mendoj se bashkërisht, si opozita, ashtu edhe qeveria aktuale, do të duhej të orientoheshin në këto pika, por edhe në pika të tjera”, ka deklaruar Maloku.

Të ngjashme

Të fundit