Maloku: LDK-ja ka shans të hyjë në aleancë me Vetëvendosjen, dilema mbetet presidenti

- Advertisement -

Profesori, Fadil Maloku, vlerëson se përfundimi i Kuvendit të LDK-së ishte pozitiv për partinë, ndërsa ka vlerësuar se sfida kryesore tani mbetet aftësia e liderit Lumir Abdixhiku për të bashkuar grupin brenda subjektit politik.

Maloku, i ftuar në “FIVE” në Dukagjin, u shpreh se brenda LDK-së ka pasur një tendencë për ndryshim, por jo në nivelin e një puçi politik.

Sipas Malokut, LDK-ja ka një mundësi reale për të hyrë në një aleancë me Lëvizjen Vetëvendosje. Megjithatë, ai theksoi se çështja e presidentit mbetet pika kryesore e paqartë në këtë skenar të mundshëm bashkëqeverisës.

“Sipas gjykimit tim është bërë mirë që përfundoi Kuvendi i LDK-së ashtu siç përfundoi. Por, nëse Lumir Abdixhiku si lider i konfirmuar tashmë nuk arrin të afrojë grupin për shkak se është e logjikshme që çdo subjekt politik e çdo lider politik në kuadër të projeksioneve të veta për partinë, për shtetin e kombin e ka një plan dhe duhet t’i ketë njerëzit ose grupin i cili e zbaton atë dhe tash kjo është një dilemë – në rast se arrin me rikomponu këtë grupin i cili është i fragmentarizuar dhe nuk mund ta quajmë as puç, por njëfarë tendence për me ndryshu diçka por dështuan. Mendoj që LDK-ja ka shansin dhe po duket se do të hyjë në aleancë me Vetëvendosjen. Por, e vetmja dilemë mbetet çfarë do të bëjnë kur të vijë koha e presidentit ”, u shpreh Maloku.

Të ngjashme

Të fundit