Mallorca në prag të rënies nga La Liga – Levante fiton duelin direkt për mbijetesë

- Advertisement -

Levante ka marrë fitore shumë të rëndësishme në garën për mbijetesë, pasi mposhti Mallorcan e Vedat Muriqit,  me rezultat 2-0 në një duel direkt të mbijetesës në La Liga.

Me këtë humbje, skuadra e Vedat Muriqit mbetet në situatë shumë të vështirë dhe tashmë ka vetëm pak gjasa për ta siguruar qëndrimin në elitën e futbollit spanjoll në xhiron e fundit.

Mallorca do ta mbyllë kampionatin në shtëpi ndaj Oviedos, ku fitorja është obligim, por edhe ajo mund të mos mjaftojë pa gabimet e rivalëve direkt.

Në anën tjetër, Levante vazhdon të rrezikojë, por situata e tij është dukshëm më e favorshme pas triumfit ndaj rivalit direkt.

Në javën e fundit do të përballet me Betisin, skuadër që tashmë nuk ka objektiva të mëdha dhe nuk i ka të domosdoshme pikët. Gara për mbijetesë në La Liga pritet të vendoset vetëm në minutat e fundit të sezonit.

Të ngjashme

Të fundit