30.9 C
New York
Sunday, May 17, 2026

Buy now

“Gjallë a dek unë do ta marr atë tenkë”, historia e padëgjuar për heroin Bedri Shala

- Advertisement -

Fjalën që ia kishte dhënë nënës donte ta çonte në vend. Heroi Bedri Shala i kishte premtuar nënës Taibe se nga frontet e luftës në Dukagjin, do t’ia sillte asaj në Drenicë, një tankë te forcave serbe. Prandaj nuk donte ta japte jetën dhe të shkonte në atë botë me këtë peng.

Edhe në orët e fundit të jetës së tij, ai që u kthye në hero, bënte plane si t’ia marrte forcave serbe një tankë si trofe për fitore dhe plotësim të një amaneti.
Këtë histori të padëgjuar më parë për heroin e Kosovës, e ka  treguar ish ushtari i UCK-së, Bashkim Lokaj.

Në një intervistë për “Demos” ka shpalos kujtime nga lufta në Junik  dhe ka treguar për këtë histori të ndodhur pak para se Bedri Shala të vritej.
Ishte dita kur në Junik përfundoi një betejë shumë ashpër mes forcave serbe dhe UK-së, dhe në ikje e sipër serbët kishin lënë një tankë për të cilën Bedri Shala bënte plane për ta marrë.

“Bedria po thotë unë gjallë a dek qat tenkë, me pas kush ma ruan shpinën e sjelli në Trogovishtë. Bedria ishte taknis, kishte qenë tankist në ushtrinë Jugosllave dhe e njihte përdorimin e saj”, tregon Lokaj këtë fragment nga lufta me Bedrinë.

Për shumë shiko videon:

Të ngjashme

Të fundit