Malisheva zyrtarizon largimin e Brdariq, paralajmëron hapa ligjorë ndaj tij

- Advertisement -

Malisheva ka mbetur tashmë pa trajner.

Kjo për shkak se kroato-gjermani, Thomas Brdariq ka vendosur të largohet nga kjo skuadër pasi që ka pranuar një ofertë nga skuadra e ligës së dytë të Arabisë Saudite, Al-Bukiryah FC.

Lajmi u konfirmua nga vetë klubi kosovar, në postimin e tyre në “Facebook”.

“Klubi njofton se trajneri Tomas Brdaric ka vendosur të ndërpresë në mënyrë të njëanshme kontratën e tij të punës me klubin, pas pranimit të një oferte të re nga klubi saudit i Ligës së Dytë, Al-Bukiryah FC. Pavarësisht mënyrës së përfundimit të bashkëpunimit, klubi e falënderon trajnerin Brdaric për angazhimin, dhe punën e bërë gjatë periudhës së tij në klub. Në lidhje me përfundimin e njëanshëm të kontratës, klubi do të ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm ligjorë dhe institucionalë për të mbrojtur interesat e klubit dhe për ta përmbyllur këtë çështje në përputhje me dispozitat kontraktuale dhe rregulloret në fuqi. Trajnerit i urojmë suksese në sfidën e tij të re dhe e falënderojmë për kontributin e dhënë gjatë kohës së kaluar me ne”, shkroi Malisheva.

Kështu ai e lë skuadrën në vend të parë, duke fituar 6 ndeshje, humbur 1 dhe barazuar 1.

Të ngjashme

Të fundit