Malisheva e deklason Drenicën, e siguron Evropën për sezonin e tretë radhazi

- Advertisement -

Malisheva ka marrë një fitore të madhe ndaj Drenicës, e cila ia siguron një kualifikim në garat evropiane, për sezonin e tretë radhazi.

Skuadra që drejtohet nga Bylbyl Sokoli e ka mposhtur Drenicën e Tomas Brdaricit me rezultat të thellë prej 4-1.

Serinë e golave, Malisheva e hapi në pjesën e dytë, me anë të Assane Diata, në minutën e 67-të.

Të dytin e shënoi Arlind Veliu në minutën e 85-të, derisa disa sekonda më vonë, Diatta shënoi për 3-0.

Xhemajl Ibishi shënoi dy minuta më vonë për 4-0.

Drenica shënoi në sekondat e fundit të ndeshjes, golin ngushëllues.

Me këtë fitore, Malisheva shkon në kuotën e 56 pikëve në vendin e tretë në tabelë.

Ndërkohë, Drenica mbetet e shtata me 44 pikë, një pikë më shumë se Llapi që është në pozitën e tetë, atë të barazhit.

Të ngjashme

Të fundit