Ballkani arrin fitore me rikthim, e mposht Prishtinën e Re

- Advertisement -

Ballkani ka shënuar një fitore me rikthim, pasi fitoi ndaj vendit të fundit të tabelës, Prishtinës së Re.

Skuadra nga Hajvalia e nisi mirë përballjen, pasi shënoi në minutën e 18-të, me anë të Nedim Mekic.

Në pjesën e dytë, Mekic shënoi edhe një herë për 2-1, pasi paraprakisht, Ballkani kishte barazuar për 1-1 në minutën e 66-të.

Ballkani shënoi edhe dy herë të tjera deri në fund, duke rikthyer rezultatin në favorin e tij.

Me këtë fitore, Ballkani shkon në kuotën e 58 pikëve, në vendin e dytë.

Ndërkohë, Prishtina e Re është në pozitën e fundit, me 31 pikë.

Të ngjashme

Të fundit