Maliqi: Pjesëmarrja e ulët në zgjedhje e dëmtoi Vetëvendosjen

- Advertisement -

Analisti, Agon Maliqi, ka shkruar në “X”, për rezultatet e zgjedhjeve në Kosovë.

Ai ka thënë se pjesëmarrja e ulët në zgjedhje më së shumti e ka dëmtuar Vetëvendosjen dhe Kurtin.

“Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të Kosovës (të tretat në 2 vjet) u shënuan nga një pjesëmarrje më e ulët, gjë që e ka dëmtuar më shumë VV-në e Kurtit, pasi opozita fitoi terren. Ndryshe nga fitorja dërrmuese në dhjetor, Kurtit tani i duhet një partner jo vetëm për të zgjedhur një president, por edhe për të formuar një qeveri”, ka thënë ai. /Gazeta Express

 

 

Të ngjashme

Të fundit