Kuçi: Nuk arritëm rezultatin e dëshiruar, por PSD vazhdon

- Advertisement -

Kandidatja për deputete nga radhët e Partisë Socialdemokrate, Natyra Kuçi, ka pranuar se subjekti i saj nuk arriti rezultatin e synuar në zgjedhje, por ka theksuar se kjo nuk e lëkund besimin në parimet dhe vlerat që përfaqëson partia.

Në reagimin e saj pas publikimit të rezultateve, Kuçi tha se PSD-ja e pranon qartë rezultatin, duke falënderuar të gjithë qytetarët që i dhanë mbështetje.

“Nuk arritëm rezultatin që dëshiruam. Kjo është e qartë dhe nuk e anashkalojmë. Por besimi ynë në bindjet dhe vlerat që kemi përfaqësuar mbetet i palëkundur”, deklaroi ajo.

Kuçi shprehu mirënjohje për votuesit dhe mbështetësit e PSD-së, duke nënvizuar se angazhimi politik i partisë do të vazhdojë edhe pas zgjedhjeve.

“Faleminderit të gjithëve që na mbështetën. PSD vazhdon”, tha Kuçi.

Të ngjashme

Të fundit