Analistja Afërdita Maliqi e ka kritikuar ndarjen e pagesës së njëhershme prej 100 eurosh për disa kategori të qytetarëve nga qeveria në detyrë, duke e cilësuar atë si një veprim me prapavijë elektorale.
Në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova, Maliqi tha se, ndonëse qytetarët mund të kenë nevojë për mbështetje financiare për shkak të rritjes së çmimeve, koha kur po shpërndahen këto mjete duket “blerje votash”.
“Më vjen keq, sepse ndoshta dikush ka nevojë për 100 euro ose 50 euro, sepse njerëzit kanë varfëri dhe çmimet po rriten në mënyrë enorme. Por mënyra dhe momenti kur po shpërndahen këto para janë për çështje elektorale dhe për me ba pako, ose njëfarë paqe për blerje të votave”, tha Maliqi./Klankosova.tv






