6.3 C
New York
Friday, November 15, 2024

Buy now

Macron nga aeroporti i Beogradit: Dijeni se Franca është një mik besnik i Serbisë dhe unë personalisht

- Advertisement -

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka mbajtur fjalimin e fundit të tij në aeroportin “Nikola Tesla” në Serbi bashkë me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Macron aty pati disa fjalë për Serbinë, sipas raportimit të mediumit publik serb “RTS”.

“Dua t’ju them se Franca është mike e Serbisë dhe unë personalisht jam mik i Serbisë. Kemi bisedime në nivel strategjik në të gjithë sektorët, ekonomikë dhe kulturorë. Mendoj se i kemi përmirësuar rrënjësisht marrëdhëniet mes Francës dhe Serbisë. Faleminderit shumë për këtë vizitë, faleminderit për miqësinë tuaj. Dijeni se Franca është një mik besnik i Serbisë”, tha Macron në fund të fjalimit të tij.

Ndërkaq, Vuçiq tha se “e gjitha bota” po komenton për blerjen e avionëve “Rafale” nga Franca.

Faleminderit për besimin tuaj, dua t’i përgëzoj të gjitha ekipet që e bënë aeroportin të duket ashtu siç duket, tha Macron, duke kujtuar se aeroporti i Beogradit menaxhohet nga kompania franceze Vansi”.

Macron dhe Vuçiq në përfundim të vizitës dyditore të Macron në Serbi, morën pjesë në ceremoninë e zbulimit të pllakës me të cilën shënohet “përfundimi i punës për modernizimin e aeroportit “Nikola Tesla” në Beograd”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit