20.2 C
New York
Friday, May 10, 2024

Buy now

Lypsarë nga Kosova dhe Shqipëria: Policia identifikon 76 të tillë

- Advertisement -

Policia e Kosovës,  në vazhdën e aktiviteteve për parandalimin e trafikimit të qenieve njerëzore e në veçanti fëmijëve, ka hartuar Planin Operativ  “Identifikimi i fëmijëve në situatë rruge si viktima të mundshme të trafikimit Prill 2024”.

Ky plan operativ është zbatuar në të  gjithë  territorin  e RKS-së, në periudhën kohore 15.04.2024 deri me datë 27.04.2024 nga të gjitha Njësitet  Rajonale të  DHTQNJ-së dhe akterët tjerë relevant si: Prokuroritë  ne rajonet përkatëse,  Qendrën për punë sociale,  Drejtorinë për Migrim dhe të Huaj etj.

“Aktiviteti përmbyllës është zhvilluar më datë 27.04.2021 ku edhe janë realizuar aktivitetet si në vijim: Janë identifikuar gjithsejtë 54 lëmoshë kërkues nga Republika e Kosovës, prej të cilëve 22 të moshës madhore, dhe 32 fëmijë. Janë identifikuar gjithsejtë 22 lëmoshë kërkues nga Republika e Shqipërisë, prej te cilëve 15 persona te moshës madhe dhe 07 fëmijë”.

Gjatë implementimit të këtij plani janë iniciuar gjithsejtë 18 raste penale, me 16 persona të dyshuar, si dhe një person te dëbuar.

Policia e Kosovës do të vazhdoj edhe më tutje me aktivitete për parandalimin e trafikimit me njerëz dhe parandalimin e kërkim lëmoshës.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit