17.6 C
New York
Thursday, October 24, 2024

Buy now

Luzha: Me rëndësi është se drafti i Asociacionit bëhet nga miqtë e Kosovës

- Advertisement -

Njohësja e çështjeve politike Besa Luzha, në RTK ka folur për draftin e Statutit të Asociacionit të komunave serbe i publikuar nëpër medie.

Luzha duke e komentuar këtë draft tha se ka pasur neglizhim të çështjes së Asociacionit nga Kosova që nga viti 2013, duke menduar se do të kalojë disi kjo çështje.

‘Ajo çka është me rëndësi tash pas kësaj krejt kësaj situate, është se ne tash po bisedojmë ende për Asociacion dhe draftin po i sjellin qeveria e Gjermanisë, Francës dhe miqtë tanë kryesor, Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, tha Luzha.

Madje, sipas saj, Serbia nuk është e interesuar aspak për këtë Asociacion. “Serbia vazhdimisht e ka përdorur këtë si lloj karte, duke e ditur situatën e qeverisë së udhëhequr nga Albin Kurti, i cili e ka kundërshtuar gjithmonë këtë. Vuçiqi ka shpresuar se Kurti do ta kundërshtojë në vazhdimësi Asociacionin”, tha ajo.

Ndërkaq, rreth mos publikimit të draftit të Statutit të Asociacionit, Luzha tha se po mbahet sekret për shkak të ndjeshmërisë, brishtësisë dhe situatë e sigurisë.

 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit