1.2 C
New York
Thursday, December 7, 2023

Buy now

Hysa për draft-statutin e Asociacionit: Ofertë mjaft komplekse – është prapakthim

Ish-anëtari i delegacionit të Kosovës në bisedimet e Vjenës dhe ish-ambasador në Mal të Zi, Ylber Hysa, ka komentuar draft-statutin e Asociacionit të Komunave më shumicë serbe, i publikuar nga ish-inspektori i përgjithshëm i AKI-së, Burim Ramadani.

Hysa ka thënë se nëse qëndrojnë ato që i ka lexuar në draftin e publikuar, atëherë, sipas tij, kjo çështje është më komplekse sesa duket.

“Nëse qëndron ky draft, atëherë duhet të jetë një ofertë shumë komplekse, e cila nuk do të jetë aq e lehtë për t’u vendosur në sistemin juridik dhe politik të Kosovës”, ka thënë Hysa.

Ai ka thënë se ka gjëra pak a shumë që ishin të pritura, të cilat bazohen nga standardet që tashmë i ka njohur historiku juridiko-politik i Kosovës.

“Pos atyre të cilat bazohen nga standardet që tashmë i ka njohur historiku juridiko-politik i Kosovës, ka edhe komplet risi të tjera të cilat e bëjnë të themi mjaft kompleks këtë ofertë në disa segmente”, ka thënë Hysa.

Ish-diplomati ka folur edhe për preambulën që ka ky draft-statut i Asosacionit, ku përmendet edhe Rezoluta 1244, për të cilën tha se aty përmendet për t’ia bërë qejfin palës tjetër.

“Përmendja e Rezolutës 1244 mund të jetë aty edhe një lloj vënge, e cila në fund do të duhej, ndoshta të ishte vegëz për të akorduar atë që është premtuar brenda njohjes ‘defacto’, që do të ishte një vend për Kosovën në OKB, dhe referimi mbi 1244, dikush mund ta ketë menduar si fusnotë ndërlidhëse, në këtë aspekt është një sojë me dy tehe”, ka shtuar Hysa.

Ai thotë se ky draft parasheh disa nga instrumentet e reja, përveç përmendjes së rezolutës 1244 dhe se duhet pasur kujdes, sepse djalli fshihet në detaje.

Hysa ka shtuar se ky draft parasheh edhe gjëra të reja pos rezolutës 1244, siç tha ai, është edhe arbitrazhi në rast kontesti ndërmjet Qeverisë dhe Asociacionit

“Në këtë draft përmendet edhe arbitrazhi që fjalën e fundit do ta jepë BE, po ashtu, këtu kishte edhe elemente të tjera që nuk njihen brenda sistemit tonë juridik, sikurse është arbitrazhi”, ka thënë Hysa.

Po ashtu, sipas tij, në këtë draft ka një lloj mbikëqyrje, ku përmendet BE e cila do të jetë aty mbikëqyrëse për çështje të shpenzimeve.

E kjo, për Hysën, është një lloj risie, duke shtuar se në draftin që ka dalë në media, ka elemente të reja, derisa, sipas tij, problematik është territori.

“Kur t’i shikosh të gjitha këto duket një lloj kombinimi i të gjitha segmenteve, ndoshta edhe një prapakthim, sepse këtu ishin të gjitha llojet e elementeve që i paraprinë pavarësisë së Kosovës”, ka thënë Hysa.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit