Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, ka reaguar ashpër ndaj anëtares së Lëvizjes Vetëvendosje, Dejona Mihali, pasi kjo e fundit e përmendi në një postim në Facebook teksa sulmonte kryetarin e Prishtinës, Përparim Rama.
Ai tha se Mihali e ka përmendur shpesh kohëve të fundit, ndërsa shtoi se është ajo dhe, siç tha ai, grupi i tyre kriminal që duhet të japin përgjigje:
“Meqë së fundi më ke përmendur shpesh, ta dish që grupi i vetëm kriminal për të cilin duhet të japni shumë përgjigje jeni ju.”
Lushtaku më pas ka ngritur një varg pyetjesh ndaj saj rreth kontrollit në Vetëvendosje.
Postimi:
Ti Dejona e Aleksandrit nga Greqia,
Meqë së fundi më ke përmendur shpesh, ta dish që grupi i vetëm kriminal për të cilin duhet të japni shumë përgjigje jeni ju.
Kush je ti që kontrollon çdo gjë në Vetëvendosje?
Si është e mundur që Vetëvendosje dhe i gjithë pushteti i saj në Kosovë të drejtohet nga një greke e dyshimtë?
Prej nga vjen dhe kush të qëndron prapa?
Kush të financon ty?
Çfarë misioni ke në Kosovë?
Për kë punon ti?
A të ka sjellur në Kosovë shërbimi grek, serb apo rus?





