Lushtaku: Kurti është autoritar, populli ka sakrifikuar për një shtet demokratik

- Advertisement -

Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku ka deklaruar se kryeministri në detyrë, Albin Kurti është autoritar.

Lidhur me këtë, në “Ora Shtatë”, Lushtaku tha se PDK ka qenë kundër një shteti autoritar, për çka edhe nuk votuan për presidentin e vendit

“Ne kemi thënë që jemi kundër një shteti autoritar, dhe ky është shumë autoritar si personalitet dhe karakter, dhe me ia dhënë edhe pozitën e presidentit sigurisht që e tepron dhe pastaj humb edhe sensi i demokracisë. Mendoj që edhe dëshmorët, edhe sakrifica e invalidëve dhe veteranëve, por edhe krejt popullit ka qenë që të kemi një shtet demokratik”, tha Lushtaku.

Ndërsa ai shtoi se nëse Kurti vazhdon me qasjen e njëjtë, protesta e opozitës nuk do të jetë vetëm në Parlament, por sipas tij, edhe në rrugë.

Të ngjashme

Të fundit