Deputeti i PDK-së, Mergim Lushtaku, ka reaguar ashpër ndaj ministrit Faton Peci, duke e akuzuar për afera korruptive dhe favorizim politik në ndarjen e granteve, raporton Scanner.
Lushtaku tha se Peci “nuk ka moral të flasë për drejtësi”, derisa sipas tij, vetë përballet me akuza për keqpërdorim të parasë publike. Ai kërkoi që ministri të japë llogari për “milionat e taksapaguesve” dhe mënyrën se si janë shpërndarë grantet.
Në reagimin e tij, Lushtaku përmendi edhe Dejona Mihali dhe Donika Gërvalla, duke pyetur nëse ato po ndikojnë që drejtësia të mos veprojë ndaj aferave që lidhen me Pecin.
Postimi i plotë:
Kur flet për moral politik e drejtësi, Faton Peci tingëllon si tallje me qytetarët.
Njeriu që sot aktron prokurorin në Facebook, akuzohet për afera korruptive dhe grante për njerëz të afërt politikisht.
Para se të mbajë ligjërata për drejtësi, duhet të japë llogari për milionat e taksapaguesve dhe mënyrën si janë ndarë ato.
Dhe pyetja është e thjeshtë: kush po e pengon drejtësinë të veprojë ndaj aferave të Faton Pecit?
A janë Dejona Mihali e Donika Gërvalla?
Mergim Lushtaku






