7.9 C
New York
Tuesday, April 23, 2024

Buy now

Lushi: Kushdo shqiptar që sulmon, nxit apo shpif për UÇK-në ka probleme me ndërgjegjen personale

- Advertisement -

Opinionisti Uk Lushi ka komentuar deklaratën e qytetarët sot në protestë ku i është drejtuar veteranëve me fjalën ‘hajna’, ndërsa për vetën ka thënë ‘unë jam hajn në Evropë’.

Lushi përmes një postimi në Facebook, ka thënë se cilido shqiptar që sulmon, nxin apo shpif për UÇK-në ka probleme me ndërgjegjen personale.

Opinionisti tutje ka thënë se të gjithë e kanë cak për të goditur UÇK-në, pasi sipas tij besojnë se kështu do të shërojnë komplekset e tyre mjerane.

Postimi i plotë:

Kushdo shqiptar që sulmon, nxin apo shpif për UÇK-në ka probleme me ndërgjegjen personale dhe veprimet e tilla i burojnë nga komplekse të rënda indviduale apo nganjëherë klanore.

Kontributi si ushtar/e i,e UÇK-së nuk amniston asnjë pjesëtar/e të UÇK-së për krejt jetën nëse nuk sillen me nder, mirëpo kushdo që ka pasë guximin dhe patriotizmin të shërbejë në UÇK ka arritur ta prekë eliksirin e shqiptarizmës dhe për këtë ka FITUAR respekt dhe nderim.
Është mu ky respekt që u ngacmon komplekset dhe vret ndërgjegjen e të gjithë sulmuesve, nxirësve apo shpifësve. Prandaj hidhen e përdridhen si llafazanë dhe laraska që në fakt cak goditjeje e kanë krejt UÇK-në sepse besojnë se kështu do të shërojnë komplekset e tyre mjerane.

Ish-pjestarët e UÇK-së duhet të tregojnë mëshirë njerëzore për këta shpirtzinj dhe sulmet, nxirjet apo shpifjet duhet t’i lënë të thyhen në koracën morale të injorimit.

UÇK është tashmë në histori e panjollë si ndërmarrja më e sukseshme shqiptare prej vitit 1912. Ta lëmë si shembull për gjeneratat tona deri në përjetësi të frymëzohen dhe veprojnë nga ajo kurdo të jetë nevoja të mbrohet shqiptarizma.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit