Deputetja e zgjedhur e LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu është deklaruar pas mbledhjes së grupit parlamentar të LDK-së.
Lushaku-Sadriu deklaroi se janë dakorduar që të marrin pjesë në seancën e thirrur për 9 shtator në lidhje me konstituimin e kuvendit.
“Vendosëm që të marrim pjesë në këtë seancë dhe ti kontribuojmë konstituimit të kuvendit meqenëse jemi në një fazë ku duhet funksionalizuar institucionet.Prandaj vendosëm që të marrim pjesë në seancë që të japim kontributin tonë për formimin e institucioneve.Çështja e presidentit nuk u diskutua sepse nuk është temë temë është konstituimi i kuvendit.Presim që sa më parë të kthehen institucionet e të bëhen ato”,deklaroi ajo.
Ajo tha se të gjithë do qëndrojnë në sallë dhe s’ka dallime për këtë.
Ajo u pyet nëse ka mundësi që 6 deputetë të dalin në një grup tjetër parlamentar, por Lushaku-Sadriu deklaroi se jo të gjithë janë në një grup parlamentar.
“Dëshirojmë të kontribuojmë në konstituim në afat të menjëhershëm”






