Lushaku për Kurtin: 21 miliardë euro buxhet për 6 vite, as dy-tri projekte kapitale

- Advertisement -

Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Jehona Lushaku. kandidate edhe për një mandat, e ftuar në emisionin “Rubikon” në KlanKosova ka kritikuar qeverisjen e kryeministrit tashmë në detyrë, Albin Kurti.

Lushaku tha se për 6 vite, Kurti nuk ka realizuar projekte kapitale, duke potencuar se për këtë periudhë kishte buxhet rreth 21 miliardë euro.

“Një kryeministër që i ka pasur për 6 vjet, 21 miliardë euro buxhet dhe nuk di t’i tregojë as dy-tri projekte kapitale që i ka bë, nuk meriton votë. Ai ose nuk di të qeverisë, ose nuk do të qeverisë ose nuk e do Kosovën si shtet funksional”, tha fillimisht ajo.

Tutje, Lushaku tha se Kurti ka bërë shumë premtime, por sipas saj, nuk janë ndërtuar asnjë shkollë e çerdhe e re.

“S’ka shkolla, s’ka çerdhe. Sot në Kosovë i ke të premtuara gjithçka, i ke të premtuara shujta për nxënësit, asnjë shujtë të ngrohtë për nxënësit nuk e ka dhënë. Shkolla që do duhej të ishin të ndërtuara, asnjë shkollë nuk e ka bërë, s’ka shkolla të reja”, tha tutje Lushaku.

Të ngjashme

Të fundit