-0.8 C
New York
Tuesday, March 3, 2026

Buy now

Lumir Abdixhiku me një video-postim thumbon pushtetin: Ne kemi zgjedhur që kohën tonë t’ia dedikojmë gjërave që kanë rëndësi!

- Advertisement -

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku me anë një video-postimi, ka thumbuar pushtetin aktual duke thënë se ai dhe LDK-ja, në vend të sulmeve propaganduese kanë zgjedhur që kohën t’ua dedikojnë gjërave që kanë rëndësi.

Nëvideo-postimin e tij ai ka paraqitur ndërtimin e një qerdhe në Lipjan, e 5 deri më tash, me një hapësirë për 100 fëmijë dhe duke premtuar se ‘Rrugën e Re’ do të ndërtoinë edhe 80 çerdhe të tilla nëpër Kosovë

Postimi i plotë:

“Mirëmëngjesi Kosovë

Në vend ushqimit popullist përplot frustrim e urrejtje, në vend të sulmeve propaganduese parapartiake, ne kemi zgjedhur që kohën tonë t’ia dedikojmë gjërave që kanë rëndësi!

Ndër tjerash, edhe ndërtimin e një çerdhe tjetër në Lipjan, e 5-ta 🖐️ tashmë! Shtëpi edukimi për 100 fëmijë! Model në plot kuptimin e fjalës!

Kosova ka aq shumë potencial e ka aq pak kohë! Të kalosh një mandat të plotë duke ndarë e përçarë kur ke aq shumë punë e aq shumë nevojë, është marrëzi.

Në ‘Rrugën e Re’ do të ndërtoimë plot 80 çerdhe të tilla nëpër Kosovë”, shkruan Abdixhiku.

Të ngjashme

Të fundit