9.3 C
New York
Saturday, April 20, 2024

Buy now

Lukaku vazhdon t’i zemërojë tifozët e Chelseat, e kthen Interin në bio të Facebookut

- Advertisement -

Romelu Lukaku ka vazhduar me veprime që do ta zemërojnë edhe më shumë Chelsean dhe tifozët e tij, pasi e ka ndryshuar biografinë në profilin e vet në Facebook, duke e përshkruar veten si lojtar të Interit.

Lukaku shkaktoi polemika të mëdha më 31 dhjetor, kur tha për Sky Sport Italia se ndihet i palumtur me gjendjen e vet në Chelsea dhe se do të dëshironte të kthehej në Inter së shpejti, duke iu kërkuar falje tifozëve zikaltër.

Komentet e tij vijnë vetëm pesë muaj pasi Chelsea e bleu atë nga Interi në një marrëveshje të bujshme prej 115 milionë eurove.

Si pasojë e asaj interviste, trajneri i Chelseat Thomas Tuchel e la jashtë skuadrës Lukakun për ndeshjen me Liverpoolin të dielën, e cila u mbyll baras 2:2.

Lukaku nuk është shfaqur fare në rrjetet sociale që prej 31 dhjetorit, kur edhe daton postimi i tij i fundit, në ditën që u transmetua intervista e tij kundërthënëse.

Por është vërejtur se Lukaku e ka ndryshuar biografinë e faqes së vet në Facebook,  duke vendosur “Inter Milan” në vend të “Chelsea” në emrin e klubit aktual.

Në llogarinë e tij në Instagram Chelsea figuron ende si skuadra e tij, ndërkohë që llogaria e tij në Twitter është fshirë.

Lukaku nuk e ka bërë asnjë koment që prej asaj interviste kundërthënëse që shkaktoi shumë polemika.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit