Ish-kryeministri Sali Berisha sot denoncoi kryetarin e Bashkisë, Erjon Veliaj në lidhje me implikimin e këtij të fundit në aferën e inceneratorëve.
Berisha shkroi se ky dokument është vendimi për ndërtimin e djegësit të Tiranës dhe është firmosur në kundërshtim flagrant me ligjin dhe jashtë kopetencave të tij nga Erion Veliaj.
Ndërkohë, gazetari investigativ Artan Hoxha, ka komentuar në Facebook-un e Sali Berishës duke e i bërë me dije këtij të fundit se ishte ai që i denoncoi i pari aferën e inceneratorëve.
Ndërkohë, Hoxha nuk la përmendur se jo shumë larg edhe Kryetari i Bashkisë do t’i bashkohet shoqatës së personave te shpallur “Non Grata” nga SHBA.
Komenti i Artan Hoxhës:
Sali Berisha sa shumë qënke lodhur Marshall për te zbuluar gjithe kete konspiracion!!! Kartolinen për inceneratorin e kam publikuar unë, si gjithmone me duar në xhepa, pa asnjë kombinim nga këto që rrekesh te ngaterrosh nga mbrapa. Jo po selia mavi, jo Ben Ahmetaj, jo po narkoministria Belinda Balluku?
Marshall kur publikoj une nuk eshte askush nga mbrapa, ndryshe nuk do dilte kryeministri cdo dite, madje dhe dy here ne dite deri me 31 dhjetor, diten e vitit te ri, per te mbrojtur te zgjedhurin e tij, dhe per te me sulmuar mua me te gjitha baterite… Si mund te sulmoje Ahmetaj, Selia Mavi apo Balluku, Erjon Veliajn, pa miratimin e Rames?
Pastaj Rama del e mbron Veliajn, dhe te dy bashke Rama-Veliaj nuk sulmojne as Ahmetajn, as Ballukun, sepse Selia Mavi jane vete, por me sulmojne publikisht mua ne cdo takim, takim me gra, takim me pensioniste, takim me perfitues te banesave te termetit, duke me akuzuar per te njejtat akuza qe ke bërë edhe ti, vetë??!!! Çudi e madhe Marshall?! Te denoncosh pushtetin e korruptuar, apo aferat e pista te tij ne kurriz te shqiptareve, si ne kohen tende, si ne kohen e Rames, te sulmojne po njelloj, per lidhje me krimin dhe me bandat.
Dhe kete e beni te gjithe ju bashke, sepse te njejten gjuhe kercenimi te koduar apo kercenimi te hapur, keni bere ndaj meje. Dje te kam kapur me presh ne duar ty Marshall, pastaj kapa Meten, me pas Ramen dhe tani te zgjedhurin e tij bashke… Marshall ti e di mire se e ke provuar vet ne kurriz, kur denoncoj me ze e figure, me prova dhe me fakte jam vetem une. Fiksoje kete gje, jam vetem une. Prandaj jam ky qe jam, ne rruge dhe me duar ne xhepa, nje gazetar i thjeshte, pa portal, pa media, pa detyre drejtuese ne ndonje media private, sepse jam i paperlyer me korrupsionin dhe parate tuaja te korrupsionit.
Prandaj na lere te bejme detyren tone si gazetare, te denoncojme korrupsionin dhe lidhjet me krimin apo narkokrimin te ketij pushteti qe eshte sot, ashtu si e kam bere ne kohen kur qeverisje ti, Fatos Nano, Ilir Meta.
Nese nuk me mbeshtet ne kete beteje me korrupsionin dhe krimin e organizuar te ketij pushteti,(sepse me ke futur te armiqte e tu, dhe jam i nderuar qe te kam qendruar perballe) mos i fut hundet te mbjellesh intrigat e tua per te perfituar politikisht. Nuk me interesojne intrigat e tua politike, sepse te gjithe ju bashke kur keni qene ne pushtet keni bere te njejten gje. Madje edhe kryeministri me kryebashkiakun e tij sot, kur jane kapur me presh ne duar te incineratori 128 milione eurosh i Tiranes qe nuk egziston fare, me kane sulmuar me te njejten gjuhe dhe me te njejtat akuza si ty. Per lidhje me bandat dhe me krimin.
Marshall, organizata kriminale me e madhe ne kete vend ne keto 31 vite postkomunizem jeni JU. Te gjithe me radhe keni drejtuar organizaten kriminal-politike-ekonomike me te madhe ne kete vend. Luften me ty(te kap thene shume kohe perpara se te vinte mandata nga SHBA, se do shpalleshe Non Grata) e kam bere per me shume se 24 vite, ta kam thene ballas dhe ne sy. Pas teje kam bere nje tjeter lufte me ate qe eshte sot president i Republikes.
Tashme organizatat tuaja jane shpartalluar dhe ne vend te luftoni organizaten me te madhe dhe me te eger te vendit, e cila tashme me ka vene ne shenjester, ju jeni duke luftuar brenda organizatave tuaja per te marre kreun i bandes sepse ju kane hedhur tej.. Gezuar vitin e ri Marshall. Urimin per ty ta kam thene publikisht. Mbaresi dhe shendet ne familje.
Nese nuk na mbeshtet dot, mos i turbullo ujerat kot ashtu si di vetem ti duke na dekurajuar te perballemi me ate qe sot eshte e keqja me e madhe e ketij vendi… Gjithsesi faleminderit qe ju ktheve denomcimit tim per inceneratorin e Tiranes, sepse asnje media tjeter nuk po e bente. Sa per rrugen qe jane duke ndjekur, kryeministri dhe manari i ti i bashkise, te siguroje qe jo shume larg, do te bashkohen me ty ne shoqaten e personave te shpallur “Non Grata” nga SHBA. /albeu.com/