Romelu Lukaku ka vazhduar me veprime që do ta zemërojnë edhe më shumë Chelsean dhe tifozët e tij, pasi e ka ndryshuar biografinë në profilin e vet në Facebook, duke e përshkruar veten si lojtar të Interit.
Lukaku shkaktoi polemika të mëdha më 31 dhjetor, kur tha për Sky Sport Italia se ndihet i palumtur me gjendjen e vet në Chelsea dhe se do të dëshironte të kthehej në Inter së shpejti, duke iu kërkuar falje tifozëve zikaltër.
Komentet e tij vijnë vetëm pesë muaj pasi Chelsea e bleu atë nga Interi në një marrëveshje të bujshme prej 115 milionë eurove.
Si pasojë e asaj interviste, trajneri i Chelseat Thomas Tuchel e la jashtë skuadrës Lukakun për ndeshjen me Liverpoolin të dielën, e cila u mbyll baras 2:2.
Lukaku nuk është shfaqur fare në rrjetet sociale që prej 31 dhjetorit, kur edhe daton postimi i tij i fundit, në ditën që u transmetua intervista e tij kundërthënëse.
Por është vërejtur se Lukaku e ka ndryshuar biografinë e faqes së vet në Facebook, duke vendosur “Inter Milan” në vend të “Chelsea” në emrin e klubit aktual.
Në llogarinë e tij në Instagram Chelsea figuron ende si skuadra e tij, ndërkohë që llogaria e tij në Twitter është fshirë.
Lukaku nuk e ka bërë asnjë koment që prej asaj interviste kundërthënëse që shkaktoi shumë polemika.