9.1 C
New York
Thursday, March 28, 2024

Buy now

“Luftova 365 beteja”, Semi rrëfen përjetimet e 2021-shit

- Advertisement -

Tashmë kemi nisur një vit të Ri, megjithatë, secili prej nesh bën një “bilanc” në fundvit, për 12 muajt që ka kaluar.

Kështu ka bërë edhe Semi Jaupaj, që mesa duket nuk paska patur një vit të thjeshtë.

Ajo ka qenë në qendër të vëmendjes, nisur nga qëndrimi në “Big Brother VIP”, aventurë që siç ajo vetë ka treguar, ka ndryshuar shumë gjëra në jetën e saj.

Semi shkruan se në 2021, iu desh të luftonte 365 ditë, por ka nxjerrë disa mësime të vlefshme.

Postimi i plotë:

Në këtë vit nuk jetova 365 ditë.
Në këtë vit luftova 365 beteja.
Disa i humba e disa i fitova.
Kishte ditë tepër të mira por dhe të tjera që shkuan shumë keq.
Kuptova që për të arritur majat duhet të rrëzohesha.
Për tu rritur,më duhej shërim.
Për të ndjerë lumturi,duhet të ndjeja dhimbjen si fillim.
Ky vit ishte një zgjim shpirtëror për mua.
Mësova që jo çdo gjë ka vlerë në jetë,por kanë ato në të cilat mbahem më fort.
Këtë vit luftova me veten time
Dhe pas kësaj lufte,mbijetova.
Ju uroj nga zemra gëzuar festat dhe shpresoj që të bëni atë çfarë ndjeni!Thuaji vetes që mund ta bësh!
Ju dua,tinkerbells-at e mi ????

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit