12.8 C
New York
Friday, April 19, 2024

Buy now

Jakup Krasniqi e ka ditëlindjen, vajza e uron me fjalë prekëse

- Advertisement -

Ish-zëdhënësi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka bërë me shumë se një vit qëndrim në qendrën e paraburgimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, teksa procesi gjyqësor për akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit pritet të nis më 2022.

Ai sot mbush 71 vjet dhe për familjen Krasniqi problematike mbetet mosha e ish-kryeparlamentarit në fillimin e procesit gjyqësor pasi më 1 janar ai mbush 71 vjet.

Vajza e tij, Gresa Krasniqi, e ka uruar me fjalë të ndjera, ndërkaq e ka quajtur dashnia e përjetshme, raporton GazetaScanner.

“Ne ketë 71 vjetor te lindjes tende s’kam si te mos kujtoj çdo gjë te bukur qe ti na fale gjithë këto vite dhe te falënderoj për gjithë ato përqafime, fjale te mira e dashuri qe na dhuroje çdo dite aq butësisht siç vetëm ti dije”, shkruan ajo.

Postimi i plotë:

Babi im i dashur, dashnia ime e përjetshme

Edhe një ditëlindje larg nesh, ndoshta ti u mësove tash, më shumë ditëlindje festove larg familjes se sa pran, por ne s’po mësohemi dot.
Çdo 1 Janar festojmë vitin e ri dhe lindjen tende, lindjen e një njeriu te mrekullueshëm qe neve na dhuroj jete e Kosovës LIRI.
Ne ketë 71 vjetor te lindjes tende s’kam si te mos kujtoj çdo gjë te bukur qe ti na fale gjithë këto vite dhe te falënderoj për gjithë ato përqafime, fjale te mira e dashuri qe na dhuroje çdo dite aq butësisht siç vetëm ti dije.

Urime ditëlindjen dhe Gëzuar Vitin e Ri. Uroj te kesh shëndet dhe forcë të tejkalosh këtë te fundit padrejtësi.

Me dashuri dhe mall pa fund,

Gresa jote

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=4765440776846348&id=100001414174159

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit