7.3 C
New York
Saturday, April 27, 2024

Buy now

Lufta në Izrael/ Sulmet në Rafah, 12 palestinezë të vrarë

- Advertisement -

Të paktën 12 palestinezë kanë mbetur të vrarë nga një sulm izraelit në një shtëpi në Rafah, në skajin jugor të Rripit të Gazës.

Sipas një raporti të publikuar më herët nga ministria e Shëndetësisë më shumë se 32,500 palestinezë janë vrarë nga operacionet ushtarake izraelite në Rripin e Gazës që nga 7 tetori, shkruajnë mediat e huaja.

Ndërkohë autoriteti Palestinez e ka prezantuar kabinetin e ri të enjten, pasi është duke u përballur me thirrje ndërkombëtare për reforma.

Presidenti Mahmoud Abbas – i cili e ka udhëhequr Autoritetin Palestinez për gati dy dekada dhe vazhdon ta ketë kontrollin e përgjithshëm mbi të,  njoftoi krijimin e qeverisë së re përmes një dekreti presidencial.

Autoriteti Palestinez i administron pjesë të Bregut të uzurpuar Perëndimor. Forcat e tij u përzunë nga Gaza kur Hamasi, grupi i shpallur terrorist nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – e mori pushtetin më 2007, dhe nuk ka pushtet në këtë territor.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit