15.8 C
New York
Thursday, May 2, 2024

Buy now

Lufta në Gaza/ Erdogan sulmon SHBA-të: Po mban anën e Izraelit, bota të Palestinës

- Advertisement -

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan sulmoi SHBA-të për mbështetjen ndaj Izraelit, referuar luftës në Gaza.

Në një deklaratë për mediat Erdogan tha se “Në deklaratat e fundit të bëra në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, ne shohim se SHBA-ja ka mbajtur anën e Izraelit. Ndërsa të gjithë të tjerët janë në krah të Palestinës, SHBA-ja për fat të keq po tregon qëndrimin e saj duke u anuar me Izraelin. Gjithsesi ne nuk prisnim asgjë ndryshe”.

Kujtojmë se Hamasi dhe Izraeli janë në luftë me njëri-tjetrin që prej 7 prillit. Deri më tani kanë humbur jetën mbi 34 mijë palestinezë dhe janë plagosur mbi 70 mijë të tjerë.

Turqia është një ndër shtetet që ka dënuar sulmet izraelite në Gaza dhe ka mbështetur Hamasin dhe palestinezët.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit