12.1 C
New York
Thursday, May 2, 2024

Buy now

Blinken: ShBA, e përkushtuar për sigurinë e Izraelit

- Advertisement -

Sekretari amerikan i Shtetit Anthony Blinken tha sot, pas përfundimit të takimit të G7 në Itali, se Uashingtoni është i përkushtuar për sigurinë e Izraelit dhe se SHBA-të nuk janë përfshirë në asnjë operacion sulmues kundër Iranit.

“Unë nuk do të flas për sulmet e raportuara.  Gjithçka që mund të them është nga ana jonë, për të gjithë anëtarët e G7, se fokusi ynë është te de-përshkallëzimi,” u tha Blinken gazetarëve pas takimit të G7 në Capri, Itali.

Blinken i bëri thirrje Izraelit që urgjentisht të përmbushë detyrimet e tij në lidhje me dërgimin e ndihmave humanitare në Rripin e Gazës, duke deklaruar se ndërsa janë ndërmarrë disa hapa të rëndësishëm, nevojiten rezultate më të rëndësishme.

Një zyrtar iranian i paidentifikuar tha më herët gjatë ditës së sotme, pas raportimeve të mediave botërore se Izraeli nisi një sulm në territorin iranian dhe se shpërthimet u raportuan në qytetin iranian të Isfahanit.

Ai deklaroi se Irani nuk ka plane të hakmerret menjëherë ndaj Izraelit.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit