Teksa të gjithë mezi presim ta shohim në ekran, duket se Luana Vjollca ka vendosur që disa ditë t’ja dedikojë vetes dhe të “arratiset” nga Shqipëria.
Ishim tepër kurioz të dinim destinacionin e saj, të cilin në fillim e mbajti të fshehtë, por në ditët në vijim Luana zbuloi që bëhej fjalë për Singaporin.
Mes një kulture krejt tjetër dhe një sistemi kohor të ndryshëm nga Shqipëria (+7 orë), ajo ka zgjedhur që herë pas here të ndajë me ndjekësit foto nga momentet e bukura atje.
Ne i urojmë që ta shijojë këtë aventurë, teksa e presim me padurim të kthehet dhe të mund ta shohim sa më shpejt në ekran, me një nga programet televizive që kanë rrëmbyer zemrat e teleshikuesve.