15.6 C
New York
Sunday, May 19, 2024

Buy now

Loriana Kuka e bronztë në Grand Prixin e Portugalisë

- Advertisement -

Xhudistja kosovare Loriana Kuka e ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prixin e Portugalisë.

Loriana për medaljen e bronztë triumfoi ndaj koreanes, Jeongyun Lee, në kategorinë deri në 78 kilogramë.

Ajo e nisi shumë mirë garën këtë të diel, duke e mposhtur qiprioten Zanet Michaelidou, më pas Vanessa Chala, teksa ndaj Yelyzaveta Lytvynenko, në çerekfinale pësoi humbje.

Në repesazh, Loriana së pari e mposhti sllovenen Patricija Brolih, teksa ndaj Lee arriti ta rrëmbejë medaljen.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit