5.3 C
New York
Friday, March 29, 2024

Buy now

Lori rrëfen javën e mrekullueshme në Paris dhe telashet që i sjelli pandemia

- Advertisement -

Lori është këngëtarja që shkëlqen si diell dhe që e duan i madh e i vogël. Kur flitet për këngëtarët e ëmbla, ajo e kryeson listen. Çfarë thotë në këtë intervistë dhënë për “Kosovaren” ditën e fundit të vitit 2021

Lori, si ishte viti 2021 për ty?
Ishtë më i mirë dhe më i mbarë se viti 2020, pasi pata angazhime në dasma e ahengje, por edhe disa mbrëmje në Diasporë. Gjithashtu, u bëra pjesë e e një emisioni me titull “Pasion e profesion”, pasi kuzhina është pasioni im. Tutje realizova disa këngë për projektet e fundvitit, që shpresoj të pëlqehen.

Diçka që do ta mbash në mend ose do ta harrosh përgjithmonë nga viti 2021?
Nuk ka pasur diçka që do ta mbajë në mend përgjithmonë ose që do të doja ta harroja, ta fshija. Gjëra të zakonshme. Thjesht jemi munduar të jetojmë dhe të përshtatemi me ritmin e ri të jetës.

Nuk ke qenë shumë aktive me këngë e videoklipe. Pse?
Gjithçka ka qenë e ndikuar nga pandemia, që nuk më ka dhënë motiv të kem më shumë prodhimtari muzikore. Përditë kemi dëgjuar gjëra të tmerrshme për humbje jetësh, andaj më mungonte motivi. Shpresoj të mbarojë kjo gjë, edhe pse kështu si ka nisur duket se nuk ka fund.

Kemi parë që në dasma e ahengje bëshesh njësh me dasmorët?
Po, sepse ata më çmojnë dhe respektojnë. Të këndoah në dasma është përgjegjësi e madhe, sepse ta besojnë një gjë tejet të rëndësishme për ta dhe unë mundohem në maksimum ta ndezë atmosferën e ta bëjë zjarr.https://central.gjirafa.com/renderer.html?v=1.1

Momentet më të bukura të vitit?
Ndër momentet më të bukura janë ato kur jemi mbledhur të gjjthë sëbashku me familjen, gjë që ndodh rrallë, pasi unë gjjthmonë jam e zënë. Kam qenë gjjthashtu në Paris për një javë me dy shoqet e mija, që ishte një eksperiencë për tu mbajtur në mend.

Urimi për vit të ri?
Të gjjthë shqiptarëve kudo që janë urime dhe gëzuar viti i ri. Ta jetojmë në maksimum çdo ditë, të jemi të mirë, solidar dhe të kujdesemi për shëndetin. Pandemia na mësoj ta duam më shumë vetën dhe ta vërtetojmë se pa shëndet nuk ka asgjë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit