18.8 C
New York
Saturday, May 3, 2025

Buy now

Llumnica: Dallime ekstreme në paga në KEK, inxhinieri 900 euro, kryeshefi afërsisht 4 mijë euro

- Advertisement -

Kryetari i Sindikatës së Re të KEK-ut, Nexhat Llumnica, ka pohuar në EURO n’T7 se pagat e punëtorëve të KEK-ut për disa vite janë rritur vetëm 50 euro në mënyrë lineare dhe kjo ka bërë që sot këto paga të kenë vetëm vlerën e mbijetesës, por jo edhe të jetesës.

Derisa dallimi i pagave mes punëtorëve dhe menaxhmentit, sipas tij, është shumë i madh dhe kjo normalisht që shkakton pakënaqësi të shumta.

“Paga e një inxhinieri në KEK është diku rreth 900 euro, derisa paga e kryeshefit afërsisht 4000 euro. Ky dallim shpërfaq një pabarazi të madhe mes menaxhmentit dhe punëtorëve. Punëtorët të cilët për çdo ditë përballen me rreziqe të mëdha për shkak të kushteve të punës, ky fakt dhe ky dallim i madh në paga i demotivon. Punëtorët tanë janë heronj të ditëve të sotme, pasi me punën e tyre ndriçojnë gjithë vendin. Ne si sindikatë në vazhdimësi kemi kërkuar rritjen e pagave dhe përmirësimin e kushteve të punës. KEK-u sot për sot ka mbi 200 milionë euro në banka komerciale, pra ka mjete edhe për investime edhe për ngritje të pagave. E keqja është që prej vitit 2021 jemi me ushtrues detyre dhe kjo po na penalizon shumë,” ka shtuar mes tjerash Llumnica.

Në anën tjetër, sipas tij, KEK-u në shumë raste nuk ka respektuar as ligjet në fuqi, si për pushime për punëtorët, ashtu edhe për kompensimet e shumta që ata i kanë fituar me gjykata.

“Shumë punëtorë të KEK-ut kanë paditur ndërmarrjen për kompensime të ndryshme dhe edhe pse vendimet e tyre janë të formës së prerë nga gjykatat, KEK-u refuzon t’i paguajë. Janë mbi 10 milionë euro që ndërmarrja ua ka borxh punëtorëve, por që refuzon t’i paguajë ato. Këto raste e thyejnë besimin tonë për një shtet ligjor, për një shtet ku punëtori duhet të trajtohet me dinjitet. Shumë punëtorë vdesin në KEK për shkak të sëmundjeve që ata marrin gjatë punës së tyre. Ka një kontratë për sigurim shëndetësor, por punëtorët nuk përfitojnë për këto raste,” ka shtuar Llumnica.

Kreu sindikal i KEK-ut ka thënë se ka 6 vjet që KEK-u gjithë prodhimin e tyre të energjisë e shet me 29.6 euro KEDS-it dhe po ashtu ka po aq vite që pagat janë ngritur vetëm një herë me 50 euro.

Të ngjashme

Të fundit