Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, mori pjesë në raportimin e punës për vitin 2024 të Policisë Rajonale në Prishtinë, me ç’rast ka vlerësuar lart punën që bëhet për rendin dhe sigurinë.
Kompetenca dhe efikasiteti i saj, bën që të jemi shumë krenar me Policinë e Kosovës, e cila ka merita të jashtëzakonshme për sigurinë dhe rendin, por, edhe për rritën tonë si shtet dhe ngritjen e reputacionit të Republikës së Kosovës, ka shkruar Lladrovci.
Postimi i plotë i tij:
Sot, mora pjesë në paraqitjen e Raportit vjetor të Policisë Rajonale në Prishtinë, me ç’rast u theksuan arritjet, sfidat dhe menaxhimi i rendit dhe sigurisë, gjatë vitit 2024. Besimi ndaj Policisë po rritet, kjo vërehet nga numri i thirrjeve të qytetarëve gjatë vitit 2024, ku në numrin emergjent 192 janë pranuar rreth 300 mijë thirrje nga qytetarët.
Policia e Kosovës është storje suksesi, vlerë e shtetit tonë. Kompetenca dhe efikasiteti i saj, bën që të jemi shumë krenar me Policinë e Kosovës, e cila ka merita të jashtëzakonshme për sigurinë dhe rendin, por, edhe për rritën tonë si shtet dhe ngritjen e reputacionit të Republikës së Kosovës.
Për punën tonë që bëjmë në komunën e Drenasit, e vlerësoj lartë konsideratën e nënkolonel Shabanit, major Bislimit, kapitenit Shala, Bytyqi dhe Balaj si dhe nënkolonel Ajvazit nga Policia Rajonale e Prishtinës, njëherësh i falënderova për angazhimin efikas në komunën tonë.
Si kryetar i Komunës, brenda kompetencave, në afatin më të shkurtër iu kam përgjigjur kërkesave të Policisë në drejtim të realizimit të përgjegjësive dhe misionit të tyre ligjor dhe i sigurova se bashkëpunimi dhe mirënjohja për punën që po bëjnë është e përhershme nga unë dhe qytetarët e Komunës së Drenasit.
Punë të mbarë dhe suksese!
https://www.facebook.com/share/p/1ErxhkzDLS/?mibextid=wwXIfr