15.7 C
New York
Friday, October 11, 2024

Buy now

Lladrovci: Trajtimi i duhur zvogëlon rrezikun nga qentë endacakë

- Advertisement -

Sot, kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka vizituar spitalin e trajtimit të qenëve “CityPet Hospital” në Terstenik, ku është pritur nga mjeku veteriner, Shaban Mehmeti.

Trajtimi i rregullt dhe i përgjegjshëm i qenve endacakë është thelbësor për të reduktuar rrezikun e tyre ndaj qytetarëve dhe për të siguruar një ambient më të sigurt për të gjithë, ka deklaruar Lladrovci, duke vlerësuar lart punën e këtij spitali dhe z. Mehmeti.

Postimi i plotë i tij në fb:

Trajtimi i duhur zvogëlon rrezikun nga qentë endacakë

Sot, me drejtorin e DShPE, z. Gruda, e vizitova spitalin e trajtimit të qenve, “CityPet Hospital” në Terstenik, ku na priti mjeku veteriner, Shaban Mehmeti.

Në një lokacion adekuat, në mes të gjelbrimit, pash hapësirat dhe pajisjet në funksion të trajtimit të kafshëve.

Në këtë spital, bëhen të gjitha shërbimet, duke filluar nga ekzaminimi klinik, vaksinimi, hemogrami, ultrazëri, rentgeni, EKG, etj., pajisje për dignostifikim të sëmundjeve të kafshëve.

Në këtë spital, përveç mjekimeve të zakonshme bëhen edhe operime duke filluar nga kastrimi, sterilizimi e deri tek intervenimet tjera siç është ortopedia dhe stomatologjia.

Z. Mehmeti më njoftoi edhe për punën që bëhet këtu dhe bashkëpunimin me organizatën zvicerane “StrayCoco”, organizatë me të cilën janë duke punuar në projketin për trajtimin e qenve endacakë qe 4 vite.

Këtë projekt e mbështet Komuna e Drenasit dhe deri më tani, janë trajtuar rreth 2.000 qen endacak. E përgëzova z. Mehmeti për punën e shkëlqyer dhe sigurova se bashkëpunimi ynë do të vazhdojë.

Ftoj qytetarët të ofrojnë bashkëpunim të plotë spitalit, ta lehtësojnë punën e z. Mehmeti me bashkëpunëtorë, lidhur me qentë endacakë, si dhe të kenë besim në profesionalizmin e kësaj klinike dhe stafit të saj.

Trajtimi i rregullt dhe i përgjegjshëm i qenve endacakë është thelbësor për të reduktuar rrezikun e tyre ndaj qytetarëve dhe për të siguruar një ambient më të sigurt për të gjithë.

Le të bashkëpunojmë të gjithë për një komunitet më të shëndetshëm dhe të sigurt!

Telefoni i Pet Shop Hospital:

+38345578239

https://www.facebook.com/share/p/hvLG2RTDiotAz1JN/?mibextid=WC7FNe

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit