Analisti Ilir Deda ka reaguar pasi Bekim Sejdiu u tërhoq nga kandidatura për president.
Në një postim në FB, Deda shkruan se “me tërheqjen e Bekim Sejdiut, Kosova e humbi një mundësi për ta pasur në krye të shtetit një model tjetër të udhëheqjes – një njeri që e vendosë shtetin para partisë, Kushtetutën mbi çdo interesi ditor e kalkulim partiak, dhe përgjegjësinë publike mbi ambicien personale”.
Tutje, Deda shkruan se “paradoksalisht, mbrojtja e Kushtetutës kishte kosto politike për kandidaturën e Bekimit”.
Sipas tij, “Kosova e humbi mundësinë për të treguar që di t’i çmojë njerëzit që veten nuk e vendosin në vend të parë”.
“Te kqyrim tash a ka rrugë përtej polarizimit, mosbesimit dhe urrejtjes të përhapur mes nesh”, përfundon ai.






