Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka bërë me dije se kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Haza, dallon shumë nga kandidatët tjerë që pritet të nominohet për këtë post.
Në një intervistë për gazetën Nacionale, Lladrovci ka thënë se deri me tani janë parë të bëmat e Albin Kurtit, Lumir Abdixhikut e Ramush Haradinajt.
Sipas tij, tani është radha që të shihet të bëmat e Bedri Hamzës.
“Të gjithë ata janë provuar me pushtet, rrethana e sfida. Zgjidhjet e tyre i pamë, Bedriu është dëshmuar se fjalët i bën vepra, dhe nuk është demagog si disa, me fjalë si të Demushit e punët si askushi. Shteti është përtej debateve e konferencave me poza e fjalime mujshare. Bedriu është ndryshe, është siç i duhet Kosovës aktualisht”, ka thënë Lladrovci.