19.6 C
New York
Saturday, May 17, 2025

Buy now

Lladrovci takon dy kryetarët e komunave të veriut, ju ofron bashkëpunim

- Advertisement -

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka takuar sot dy kryetarët e komunave të veriut, të cilëve ju ofroi bashkëpunim e mbështetje për qeverisjen lokale, raporton Scanner.

Rreth situatës së krijuar në veri, ka deklaruar se “bashkëndjejë me secilin polic dhe udhëheqës policie, me gazetarët e familjet e tyre dhe qytetarët në veri, duke iu lutur Zotit që gjithçka të përfundojë mirë, për Kosovën dhe popullin e saj”.

Postimi i plotë i Lladrovcit:

Sot, shkurt e takova Izmirin dhe Ilirin, kryetarin e Zubin Potokut dhe kryetarin e Zveçanit, në Selinë e PDK-së, me ç’rast ju thashë se ua njoh brengën dhe sfidën.

Megjithëse nuk preferoj të flas për politikën e madhe me kolegët, ju thash se te unë mund të gjejnë në çdo kohë bashkëpunimin rreth pushtetit lokal dhe administratës.

Po ashtu, theksova se fjalët e mëdha nuk ndihmojnë kur bëhet puna llugë, por, me urtësi duhet tejkaluar sfida, aq më parë kur jemi vënë përballë opinionit të aleatëve tanë jetikë.

Është e dhimbshme gjendja në të cilën ndodhemi, por, ka mundur të parandalohet duke penguar ecurinë e procesit. Nga ato që kemi dëgjuar në opinion nga aleatët rreth zgjedhjeve në veriun e Kosovës, në fillim dhe gjendjes së tashme, ka dallim të madh.

Zgjidhja do të ishte reagimi me kohë, pos nëse është folur ndryshe në takime e ndryshe për opinionin, prandaj, tash jemi këtu.

Asgjë e mirë për Kosovën nuk ka mundur të ngjajë pa Amerikën.

Zgjidhja ligjore dhe zgjidhja politike, kanë dallim, veriu i vendit kërkon zgjidhje politike.

Këto janë qëndrime të mia, pavarësisht pasojave, por, i zbatoj vendimet e PDK-së.

Do të përpiqem të parafrazoj fjalët e Fehës më 1998, heroit të Kosovës: “Lufta për veriun do të jetë shumë më e përgjakshme nëse nuk dimë ta përdorim diplomacinë”.

Bashkëndjejë me secilin polic dhe udhëheqës policie, me gazetarët e familjet e tyre dhe qytetarët në veri, duke iu lutur Zotit që gjithçka të përfundojë mirë, për Kosovën dhe popullin e saj.

https://instagram.com/p/Cs1A2oTNR45/

Të ngjashme

Të fundit