Lladrovci pret dr. Behar Istogun: Mirënjohje ndaj të gjithë atyre që punojnë për vendin, pavarësisht ku banojnë

- Advertisement -

Sot, kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, priti në takim kardiologun e shquar, dr. Behar Istogu, i cili ia dhuroi komunës një defibrilator.

Postimi i Lladrovcit:

Sot, me kënaqësi takova mjekun e shquar shqiptar në Gjermani, dr. Behar Istogun me familjarë. Ai ka specializuar për kardiologji dhe mjekësinë intensive, ka dhënë e po jep kontribut të çmuar në aktivitetet edukative e punëtori praktike për ultrazërin e zemrës.

Në takim, folëm për temat nga e shkuara jonë e përbashkët me kujtime të ngjarjeve, njëherësh shprehëm mirënjohje ndaj të gjithë atyre që punojnë për vendin, pavarësisht ku banojnë.

Dr. Behari na bëri donacion një defibrilator (AED) për Komunën e Drenasit që do të jetë ndihmesë për shëndetin e qytetarëve tanë. Sukseset e Dr. Beharit na bëjnë krenar, faleminderit Doktor!

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=pfbid02wjnZrcBoQisYEoVEbVUG22dH2CJomERZaJXz7Zc53hXRezpHiJcgX6v8C12poXtal&id=1653723698&mibextid=wwXIfr

Të ngjashme

Të fundit