15.5 C
New York
Sunday, May 19, 2024

Buy now

Lladrovci: Para 23 vitesh, bota demokratike u bind se me çfarë agresori kishte të bënte Kosova

- Advertisement -

Në Ditën e përkujtimit të Masakrës së Reçakut, kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci së bashku me Fadil Muqollin dhe bashkëpunëtorët ka vendosur kurora me lule për të përkujtuar 45 viktimat e familjes Muqolli e Elshani në “Shtëpinë e masakrës” në Poklek të Vjetër, raporton Scanner.

Sot, kemi përkujtuar masakrën e para 23 viteve në Reçak, datë kur bota demokratike u bind se me çfarë agresori kishte të bënte Kosova. Kemi vendosur kurora me lule dhe kemi bërë homazhe edhe për masakrat e mëdha që ndodhën në Likoshan, Abri, Vërboc, Shtuticë, Poklek dhe Çikatovë të Vjetër, ka shkruar Lladrovci.
Postimi i plotë:

Në ditën e Masakrës së Reçakut, së bashku me familjarin e Familjes Muqolli, Fadilin dhe drejtuesit lokal, kemi vendosur kurora me lule për të përkujtuar 45 viktimat e familjes Muqolli e Elshani në “Shtëpinë e masakrës” në Poklek të Vjetër.


Sot, kemi përkujtuar masakrën e para 23 viteve në Reçak, datë kur bota demokratike u bind se me çfarë agresori kishte të bënte Kosova. Kemi vendosur kurora me lule dhe kemi bërë homazhe edhe për masakrat e mëdha që ndodhën në Likoshan, Abri, Vërboc, Shtuticë, Poklek dhe Çikatovë të Vjetër.
Këto masakra të njëpasnjëshme nga okupator serb, pas Epopesë dhe përpjekjeve mbinjerëzore të Jasharajve për rezistencë, në prapavijë e kishin spastrimin etnik, kryerjen e gjenocidit ndaj popullit tonë.


Prandaj, sot, për hir të luftës dhe idealëve të atyre që dhanë jetën për liri, jemi të obliguar dhe të angazhuar që të punojmë edhe më shumë për vendin, atdheun tonë të lirë.
Lavdi dëshmorëve dhe martirëve të kombit!
Lavdi të gjithë të rënëve për çlirimin e Kosovës!

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=10224933108068969&id=1653723698

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit