21.2 C
New York
Tuesday, May 14, 2024

Buy now

Lladrovci njofton se Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë investon mbi 645 mijë euro në 4 shkolla dhe një Ambulancë të Drenasit

- Advertisement -

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka njoftuar se sot ka nënshkruar Marrëveshje Mirëkuptimi me z. Ahmet Ismajli, Drejtorin menaxhues i Fondit të Kosovës për Efiçiencë të Energjisë, për investimin e kësaj organizate në 4 shkolla dhe një Ambulancë të Drenasit me vlerë 645,870.10 Euro, rsporton Scanner.

Marrëveshja për Shërbime të Energjisë u bë për ShFMU “Migjeni”, “Shote Galica”, “24 Korriku” dhe “Shaban Polluzha” si dhe Ambulancën e Mjekësisë Familjare në fshatin Nekoc, ka shkruar Lladrovci.

Postimi i Lladrovcit në instagram:
Sot, me Drejtorin Menaxhues të Fondit të Kosovës për Efiçiencë të Energjisë (FKEE), z. Ahmet Ismajli, nënshkruam pesë Marrëveshje të Shërbimeve të Energjisë.

Marrëveshja për Shërbime të Energjisë u bë për ShFMU “Migjeni”, “Shote Galica”, “24 Korriku” dhe “Shaban Polluzha” si dhe Ambulancën e Mjekësisë Familjare në fshatin Nekoc.

Fondi do të investoj në renovimin e këtyre objekteve me masa efiçiente (do të bëhet termoizolimi, ndërrimi i kulmit dhe izolimi i tij, ndërrimi i ngrohjes qendrore dhe ndriçimi efiçient, me vlerë 645,870.10 Euro.

E falënderova Drejtorin Menaxhues të FKEE-së, për investimet e deritashme dhe investimet që do të ndërmerren për kursimin e energjisë në këto pesë objekte me rëndësi për qytetarët dhe për komunën.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit