Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci është takuar për drekë me ish-bashkëluftëtarë, në mesin e të cilëve shihet edhe Xhafer Gashi, i cili dje dha dorëheqje nga LDK-ja për shkak që kjo parti nuk mori pjesë në votimin në lexim të parë të projektligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar në Hagë.
Përveç Tahirit, në tavolinë me Lladrovcin shihen edhe Xhavit Haliti e Agim Çeku.
“Drekë me miq, uji shkon e gurët mbesin!”, shkroi Lladrovci në një postim në Facebook.






