-1.5 C
New York
Wednesday, January 15, 2025

Buy now

Lladrovci merr pjesë në Poklek, në përkujtim të viktimave të gjenocidit serb në Kosovë

- Advertisement -

Ramiz Lladrovci me kandidatët për deputetë, familjarë të dëshmorëve dhe qytetarë, mori pjesë në shënimin e Ditës së gjenocidit serb në Kosovë, duke ndezur qirinj në Poklek, vendin ku u masakruan 53 qytetarë.

Postimi i Lladrovcit në fb:

Në Ditën e përkujtimit të viktimave të gjenocidit të Serbisë në Kosovë, në Poklek, me familjarë të dëshmorëve, kandidatët e PDK-së për Kuvend dhe qytetarë, kemi ndezur qirinj, në shenjë nderimi dhe përkujtimi për viktimat e gjenocidit serb të kryer nga ushtria dhe policia serbe në Kosovë.

Në Poklek, ushtria serbe ka masakruar dhe i ka vrarë, pastaj edhe i ka djegur kufomat e 53 shqiptarëve të paarmatosur, duke filluar prej foshnjave gjashtëmuajshe e deri te pleqtë 75 vjeçar.

Në këtë ditë, kujtojmë me nderim edhe të gjitha viktimat e Masakrës së Reçakut, një nga dëshmitë e gjenocidit serb në Kosovë.

Nderim i përjetshëm për dëshmorët dhe martirët e kombit!

https://www.facebook.com/share/p/1HxZCGUTbp/?mibextid=wwXIfr

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit