Me rastin e vizitës në Stacionin e Policisë në Drenas me imamin prof. dr. Tahir Kukaj, kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka deklaruar se Policia e Kosovës është krenaria jonë.
Ai ka theksuar se Policia e Kosovës është ndërtuar me parimet e shtetit demokratik, e afërt dhe në shërbim të qytetarëve, e gatshme të përballet me sfidat e sigurisë publike.
Postimi i plotë:
Ishte kënaqësi që me imamin, Prof. Dr. Tahir Kukaj, ta vizitojmë Stacionin e Policisë në Drenas, ku u njohëm me punën, angazhimin dhe përkushtimin e policëve për ruajtjen e sigurisë publike në komunën me shkallën e kriminalitetit ndër më të ulëtat në Kosovë.
Daja Tahir, është imam në Qendrën Islame në State Island, ligjërues në shumë universitete të Amerikës, njëherësh edhe kapelan mysliman në Policinë e Nju Jorkut ku kujdeset për njerëzit që kanë nevojë në aspektin shpirtëror dhe emocional dhe është i vetmi që përfaqëson shqiptarët dhe komunitetin mysliman në këtë njësi.
Policia e Kosovës është krenaria jonë, e ndërtuar me parimet e shtetit demokratik, e afërt dhe në shërbim të qytetarëve, e gatshme të përballet me sfidat e sigurisë publike. Faleminderit për mikpritjen Komandant Morina me bashkëpunëtorë. Ju uroj sukses!
https://www.facebook.com/share/7JwgfRmTqWG9EvXp/?mibextid=WC7FNe